Reagim ndaj Këshilltarit të PDK-së lidhur me keqinformim e opinionit publik për projektin e rrugës “Beqir Kurti” në Tërstenik

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik dhe pas keq informimit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Dega në Viti, konkretisht të këshilltarit komunal nga ky subjekt politik Bekim Azizi lidhur me projektin infrastrukturor, asfaltimi i rrugës “Beqir Kurti në Tërstenik të Vitisë, komuna e Vitisë e shef të arsyeshme dhe të domosdoshme të reagoj lidhur me këtë keq informim të opinionit publik. Prandaj Komuna e Vitisë, dëshiron të njoftoj dhe garantoj opinionin publik se rruga “Beqir Kurti” në Terstenik të Vitisë e cila është përmendur nga z. Azizi është asfaltuar siç është edhe është paraparë në paramasën e projektit përkatës. Rruga “Beqir Kurti” ka gjithsej një gjatësi prej rreth 380 m dhe shtrihet ne dy anët e rrugës Terstenik-Komogllave. Asfaltimi i rrugës është bërë në aksin e majtë të rrugës Terstenik-Komogllavë në gjatësi prej 190 metra, saktësisht në pjesën ku banojnë qytetaret kurse pjesa e mbetur e krahut të djathtë të kësaj rruge me të njëjtën gjatësi është planifikuar të shtrohet në projeksionin e ardhshëm te punimeve. Prandaj z. Azizi me apo pa qëllim ka dezinformuar opinionin publik dhe ka treguar mungesë të profesionalizimit duke mos kërkuar projektin e rrugës e cila sqaron saktësisht se cila rrugë është përcaktuar të asfaltohet. Prandaj kërkojmë nga z. Azizi dhe nga opozita vitiase që të jenë konstruktiv dhe të arsyeshëm në dobi të prioriteteve të qytetarëve tanë dhe të krijojnë një zë të llogaridhënies. Fatkeqësisht një opozitë e tillë nuk është dega e PDK-së në Viti, e cila vetëm pengon punën e qeverisjes lokale duke krijuar panikë të panevojshme dhe duke humbur besimin e institucioneve me dezinformim të publikut. Prandaj kërkojmë edhe njëherë nga opozita vitiase, në veçanti PDK-ja dhe këshilltarit të Kuvendit Komunal z. Bekim Azizi që të jenë serioz, konstruktiv dhe të qëndrojnë larg keqinformimit dhe dezinformimit të qytetarëve tanë sepse kjo gjë është edhe sanksionuar me ligjet e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …