Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur në seancën e Kuvendit, ku është diskutuar për personat e pagjetur e ku ai tha se kurrë nuk është e tepërt të diskutohet për të pagjeturit. Ai theksoi se sot e kanë shansin si Kuvend, si organ mbikëqyrës i ekzekutivit të marrim një vendim dhe t’i bëjnë qëndrimet të qarta se si do të procedohet më tutje, çfarë qëndrimesh duhet të ketë Qeveria e Kosovës në raport me Serbinë dhe ato qëndrime të jenë eksplicit të shpjeguara se çfarë duhet të ndërmarrë Qeveria e Kosovës. Haradinaj tutje ka kërkuar falje publike për atë që nuk ka mundur ta bëjë për të pagjeturit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …