Në shtëpinë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit, në Prishtinë zyrtarë të EULEX-it janë duke kryer bastisje. Përveç në shtëpinë e Krasniqit, Prokuroria Speciale ka njoftuar se bastisje është duke bërë edhe në disa lokacione të tjera, për të cilat do të njoftojë pasdite. Bastisjet kanë filluar që në orën 6.00 të mëngjesit. Kundër bastisjes ka reaguar djali i vëllait të Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi, i cili e ka quajtur këtë operacion “Defilim të padrejtësisë”. Policia e Kosovës është duke asistuar në aksionin që po zhvillon Zyra e Prokurorit të Specializuar në disa lokacione në kryeqytet. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. “Policia e Kosovës, sipas nevojës, vlerësimeve dhe kërkesës së EULEX-it, asiston në ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe mbarëvajtjes së trafikut”, ka thënë Kelani.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …