Jakup Krasniqi

Forcat policore të EULEX-it po bastisin edhe në shtëpinë e Jakup Krasniqit në fshatin Negrovc të komunës së Drenasit

Forcat policore të EULEXit kanë filluar bastisjen  edhe  në shtëpinë e Jakup Krasniqit në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasi. Këtë bastisje  e ka bërë të ditur edhe Gjykata Speciale. Nga atje kanë treguar se Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke kryer një operacion në Prishtinë. Prokuroria e Speciale bën të ditur se operacionet po kryhen në prani të Policisë së Kosovës dhe policisë së EULEX-it. Jakup Krasniqi është njëri nga autoritet më të larta dhe  kryesore të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës dhe të institucioneve  të Kosovës së pavarur. Poste të larta  në Shtetin e Kosovës Jakup Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar Kuvendit të Kosovës dhe ministër i Shërbimeve Publike në Qeverinë̈ e të tjera, Aktualisht, Jakup Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …