Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha ka reaguar pas bastisjes së Speciales në shtëpinë e Jakup Krasniqit. Me anë të një postimi, Berisha ka thënë se Krasniqi ishte dhe mbetet ikonë e luftës së UÇK-së. Ai ka shtuar se gjykata e Hagës e formuar sipas tij me dosje të Serbisë, do të dështojë në të gjitha përpjekjet e deritanishme. Madje ai në këtë postim e ka përmendur edhe betimin e ushtarëve të UÇK-së. “Jakup Krasniqi dhe lufta titanike e UÇK-së nuk mund të njolloset nga asnjë gjykatë e Serbisë dhe argatëve të saj sepse janë vetë liria e këtij vendi!”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …