leoni

OVL-UÇK e cilëson si maltretim trajtimin që po i bëhet Jakup Krasniqit, i cili po merret në pyetje brenda shtëpisë së tij nga EULEX-i

OVL-UÇK e cilëson si maltretim trajtimin që po i bëhet Jakup Krasniqit brenda shtëpisë së tij nga EULEX-i

Zyrtarë të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së kanë shkuar pranë shtëpisë së Jakup Krasniqit, ku zyrtarë të Policisë së EULEX-it po zhvillojnë një operacion me urdhër të Prokurorisë së Specializuar. Zyrtari i kësaj organizate, Enver Hajdari e ka cilësuar maltretim trajtimin që po i bëhet Jakup Krasniqit, i cili po merret në pyetje brenda shtëpisë së tij në lagjen Velania në Prishtinë. “Ka ndodhë diçka që nuk ndodh kurrkund në botë. Një izolim, një maltretim”, ka thënë ai. Bastisjet e Prokurorisë së Specializuar, sipas tij janë të njëanshme dhe të turpshme.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …