Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka reaguar pas bastisjes së sotme në shtëpinë e Jakup Krasniqit të cilin ai e quan figurë emblematike e UÇK-së, luftëtar të drejtë dhe njeri të pathyeshëm. “Ky trend i bastisjeve arrogante nga ana e EULEX/Gjykatës Speciale, po dëshmon që qëllimi i tyre është të krijojë spektakle, shumë zhurmë dhe hi, pa asnjë nevojë për masa të tilla, qoftë procedurale, apo sigurie, përderisa luftëtarët e UÇK-së nuk i kanë ikur drejtësisë. Jakup Krasniqi është figurë emblematike e UÇK-së, shembull i luftëtarit të drejtë, intelektualit dhe njeriut të pathyeshëm përballë sfidave atdhetare e jetësore! Si bashkëluftëtar, si nxënës i juaj dikur, si mik, nuk kam asnjë dilemë që do ta kalosh edhe këtë sfidë, me krenarinë e pastërtinë prej çlirimtari e atdhetari, ashtu siç veprove edhe në atë epokë të lavdishme të kombit tonë. Si gjithmonë, jemi me ju!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …