leoni

Gjykata Speciale arrestoi në mënyrë tinëzare e fashiste, autoritetin më të lartë dhe më besnik të luftës së UÇK-së, Jakup Krasniqi

Gjykata Speciale arrestoi në mënyrë tinëzare e fashiste, autoritetin më të lartë dhe më besnik të luftës së UÇK-së, Jakup Krasniqi

Arrestimi i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pas një bastisjeje spektalolare  në dy shtëpitë e tij, në Prishtinë e në Negrovc, nga Policia e EULEX-it, ku ndodheshin sa për sy e faqe edhe disa policë të Kosovës, tashmë tregon sheshit se tehu i Prokurorisë së Gjykatës Speciale është drejtuar te kreu politik dhe komandues i luftës së UÇK-së,  me qëllim dhe me përpjekje për ta diskredituar luftën tonë çlirimtare, duke e pretenduar  si luftë të krimit të organizuar, duke i mohuar karakterin çlirimtar, edhe pse ishte fuqia më e madhe ushtarake e NATO-s, ajo  e cila i doli në ndihmë kësaj lufte dhe tërë popullit shqiptarë, që ishte vënë para shfarosjes kolektive nga regjimi barbar e fashist serb, në mars, prill, maj, qershor të vitit 1999.

Heshtja e zezë që sot po mbretëron  në Kosovë nga radhët e çlirimtarëve dalldia e djallëzuar e mercenarëve shqipfolës, që kanë filluar të festojnë arrestimin e Jakup Krasniqit, tregon më së miri disponimin e mbetjeve të regjimeve serbe në Kosovë. Po ashtu mos reagimi i krerëve të tjerë të luftës, të akuzuar nga kjo gjykatë inkuizicionale, tregon shpirtin vasal të pacifizmit shekullor shqiptar, që ka mbijetuar gjatë shekujve  sipas maksimës së njohur, “Gjarpri që nuk më helmon mua, rroftë 100 vjet”.

Po ky gjarpër i lindur dhe i rritur në Evropën, ku ka lindur Inkuizicioni, msjeta më e errët e historisë së qytetërimit, shfarosja e popujve të vjetër të Amerikës, kolonializmi gjakësor  dhe fashizmi italian, austriak,  gjerman e spanjoll, nuk e ndalon dot urrejtjen kundër shqiptarëve, vetëm sepse ata kanë një fe tjetër dhe sepse kurrë nuk janë pajtuar as do të pajohen me vendimet e Evropës, për uzurpimin e trojeve tona historike  nga serbët, grekët, malazezët e bullgarët.

Pse kjo gjykatë nuk dënon kriminelët serbë të kanë kryer  më shumë se katërqind masakra kolektive në Kosovë, sidomos gjatë viteve 1998-1999, por i merr në burg  krerët e luftës të cilët akuzohen sipas dosjeve të regjimit të Milosheviqit?

A e meriton lirinë një popull që i gëzohet asaj, por nuk është në gjendje ta mbrojë atë.

A e meriton lirinë një popull që lind e rritë jo pak  bijë bastardë, të cilët shpërfillin 13 mijë martirë nga radhët e popullatës civile shqiptare, të masakruar e të zhdukur  gjatë luftës në Kosovë,  nga regjimi i MIlosheviqit?

Sot gëzohet plehurina titiste, rankoviqiste, milosheviqiane, sot gëzohen bijtë bastardë, të cilët janë instruktuar nga Serbia, janë përkrahur nga UNMIK-u dhe EULEX-i dhe të cilët do të dëshmojnë për gjoja 100 krimet       që paska kryer UÇK-ja kundër bastardëve të regjimit të Milosheviqit. Nuk mund të mos e përmend me këtë rast një vlerësim të intelektualit të madh shqiptar, Gjokë Dabaj i cili pas publikimit  të 87 emrave të shqipfolësve, e për të cilët pretendohet se i ka vrarë UÇK-ja, ka shkruar: Mos i qoftë hallall buka e popullit luftëtarëve të UÇK-së që paskan vrarë vetëm 87 tradhtarë, nuk do ta kishin hallall bukën as po të kishin  likuiduar 870 apo 8. 700 krijesa të tilla mercenare në shërbim të regjimit më fashist të Beogradit, që ka njohur Evropa pas Luftës së Dytë Botërore.

Arrestimi në mënyrë tinëzare, fashiste e raciste i autoritetit  më të lartë dhe më besnik të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish i përndjekur dhe i dënuar 15 vjet burg nga regjimi jugosllav, prijatari i luftës së UÇK-së, bashkëluftëtari i Adem Jasharit, zëdhënësi më besnik i luftës së Ushtrisë Çlirimtare, kumtuesi i Pavarësisë në Kuvendin e Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008, intelektuali, shkrimtari, publicisti që ka nxjerrë në dritë më shumë se 20 vepra historike shkencore e publicistike, tregon më së miri se kundër kujt është orientuar Gjykata Speciale fashiste, e cila mbështetet në dosjet që kishte krijuar regjimi kriminal i Milosheviqit,  kundër luftëtarëve të lirisë.

Jakup Krasniqi, nuk ishte bërë pjesë e deputetëve të cilët  kishin votuar Gjykatën Speciale, nuk kishte marrë pjesë në asnjë marrëveshje që do ta dëmtonte luftën e UÇK-së, apo pavarësinë e Kosovës, kishte mbrojtur dhe do të mbrojë me dinjitet luftën e pastër të UÇK-së dhe pikërisht për shkak të këtij qëndrimi dinjitar, të patundur e të pamposhtur,  ai  është i pari nga krerët e luftës së UÇK-së që u arrestua nga Gjykata, raciste antishqiptare që mbron krimet e Serbisë, në Kosovë dhe vepron njëjtë me falangat e hordhitë  me të cilat kishte vepruar kundër shqiptarëve,  regjimi i Milosheviqit.

 

Ahmet Qeriqi

 

4. 11. 2010

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …