Qëndrim Rexhaj, djali i dëshmorit Xhemajl Rexha, i cili u mbajt në burg për katër vite, ka thënë se gjithçka është montuar nga ish-prokurori italian, Mauricio Salustro. Në një intervistë për ditoren ‘Epoka e Re’, ai ka thënë se Salustro bashkë me zëvendës-prokurorin për Krime Lufte në Beograd, Bruno Vakariq, po i montojnë bashkërisht aktakuzat me të cilat do të shërbehet Gjykata Speciale. Aktakuza ndaj grupit ‘Lëvizja e Lirë’, ishte ngritur për gjoja kryerjen e sulmeve të armatosura ndaj punkteve të xhandarmërisë serbe në Dobrosin dhe Konçul në vitin 2012.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …