Ramë Buja, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka thënë se është i pakuptimtë arrestimi i Jakup Krasniqit, ish zëdhënës i kësaj ushtrie. Po ashtu për të e pakuptimtë është edhe aktakuza ndaj Rexhep Selimit, ish luftëtar, tash deputet në Kuvendin e Kosovës. “Të thuhet se kanë kryer krime është e pakuptimtë dhe pa përmbajtje. Po bëhen gjëra me motive të caktuara”, është shprehur ai. Buja ka thënë se personalisht ka qenë kundër themelimit të kësaj gjykate në vitin 2015. “OKB nuk themelon gjykatë për një vend që nuk është anëtar i saj. Por edhe po ta themelonte, nuk ka kund në botë që të gjykohet një etni. Kjo gjykatë është themeluar mbi premtimet se po bëhet jo për ta njollosur UÇK-në por për të zbardhur ndonjë njollë diku. Nuk ndodhi ashtu”. “Po ndodh një zezonë për Kosovën. Po të bënim krime nuk do të na ndihmonte NATO dhe SHBA. Jemi bashkëthemelues të shtetit të Kosovës”, ka theksuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …