Në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës kanë nisur të mblidhen zyrtarë të këtij subjekti politik pasi Dhomat e Specializuara ia kanë konfirmuar aktakuzën kryetarit të kësaj partie, Kadri Veselit. Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj ka folur shkurtimisht për këto zhvillime, duke thënë se s’mund të komentojë gjatë. “Lajmin e kemi pritë me keqardhje… E keni pa edhe vetë çka ka shkru z.Veseli dhe për momentin nuk mund t’ju them asgjë më tepër”, ka thënë Totaj. Ai ka paralajmëruar se në PDK do të mbahet një mbledhje, pas së cilës ata do t’u drejtohen mediave.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …