Numri i pjesëmarrësve të ftuar në ceremoninë e Hashim Thaçit si president i Republikës së Kosovës, vazhdon të rritet edhe më tej. Këshilltari i Thaçit, Ardian Arifaj, ka bërë me dije se në këtë ceremoni janë ftuar mbi 1200 personalitete nga vendi, rajoni dhe bota. Ai ka thënë se deri më tash e kanë konfirmuar pjesëmarrjen shumë delegacione shtetërore nga mbarë bota. Ndërkaq, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka deklaruar se sot do të dihet numri i plotë i pjesëmarrësve pasi që konfirmimet ende po vazhdojnë. Përndryshe, kryetari i zgjedhur i vendit, Hashim Thaçi nesër pritet të bëjë betimin para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ndërkaq me 8 prill do të mbahet ceremonia solemne në sheshin ‘Skënderbeu’. Në Zyrën e Thaçit duket se nuk janë aspak të shqetësuar për koston e lartë të shpenzimeve për këtë ceremoni të paprecedentë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …