Euforia e disa personaliteteve zyrtare e politike lidhur me konfirmimin e aktakuzave nga Gjykata Speciale, për krerët më të lartë të shtetit dhe të luftës së UÇK-së, të cilët po shkojnë atje “ballëhapur” dhe me qëllim për ta mbrojtur luftën e UÇK-së, më së paku u ka hije atyre vetë dhe të tjerëve që u rrahin shpinën duke i trimëruar. Në asnjë gjykatë në botë të akuzuarit nuk shkojnë duke kënduar e duke u lavdëruar, në një gjykatë sikur kjo e Hagës sepse në rastin konkret këta trima gjatë luftës, e tani “trimosha” para inspektorëve të Gjykatës Speciale, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Përballja me akuza të tilla, në një Gjykatë, raciste, njëetnike, politike, sikur është Gjykata e Hagës, dihet se si do të përfundojë. Këta krerë të luftës, mendojnë se do t’ ia hedhin për faktin se kanë udhëhequr luftë të drejtë çlirimtare, por u duhet vetëm një dëshmitar, sikur ata të sojit të Nazim Bllacës për të marrë 10 deri në 20 vjet burg. Këta të gjithë e dinë se me dëshmitë vetëm të Nazim Bllacës janë dënuar me burg të rëndë shumë se 10 luftëtarë të lirisë. Është e vështirë të besosh se janë aq të painformuar sa të besojnë se do t ia hedhin, sepse Gjykata nuk quhet, Gjykatë për lavazhin e UÇK-së, por Gjykatë Speciale për dënimin e krimeve të UÇK-së. Vetëm zëdhënësi i UÇK-së dhe personaliteti më besnik dhe më i pamposhtur i saj, Jakup Krasniqi nuk shkoi atje ballëhapur, sikur po shkojnë ish-bashkëluftëtarët e tij, por iu bastisë shtëpitë në Prishtinë dhe në vendlindje pastaj u prangos, u bastis, duke ushtruar dhunë psikike kundër tij dhe tërë familjes e të afërmeve. (RKL)
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …