Më 9 nëntor në orën 11:00 do të mbahet paraqitja e parë e Jakup Krasniqit në sallën e gjyqit të Gjykatës Speciale në Hagë. Aktakuza kundër Jakup Krasniqit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 4 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit, në Hagë në të njëjtën ditë. Aktakuza e ngarkon Jakup Krasniqin, në postin e kreut të luftës së UÇK-s me akuza të pabaza gjoja për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, edhe pse dihet botërisht se Jakup Krasiniqi ishte zëdhënës politik i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Goditja e kësaj gjykate raciste antishqiptare kundër Jakup Krasniqit bëhet me qelli të diskreditimit të luftës dhe goditjen e themeleve të pavarësisë së Kosovës, në kohën Bashkim i Evropian i kërkon vendit tonë ta ndryshojë kushtetutën për t ia plotësuar orekset kolonialiste Serbisë, të cilën e udhëheqin dy ish-ministrat e kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviqit, sikur janë Aleksander Vuçiq kryetari i Serbisë dhe Ivica Daciq kryetari i Kuvendit.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …