Një indikator tepër i rëndësishëm qe vlerëson stagnimet dhe progresin e Kosovës është raporti vjetor i progresit nga Bashkimi Europian për Kosovën. Kosova nuk ka bërë ndonjë progres të theksuar në aspektin ekonomik vlen të theksohet heqja e tarifës 100% e cilsuar në kundërshtim me marrëveshjen tregetare CEFTA dhe shfuqizimi i ligjit të pagave nga ana e kushtetuese që do të derivoj një stabilitet makrofinaciar, por në të njejtën kohë lënë sektorin publik pa një ligj koherent të pagave. Kosova ka arritur në progres të limituar në funksionalizimin e ekonomisë se tregut e një problem tepër i madh mbetet struktura e tregut të punës dhe diversifikimi ekonomik. Mungesa e funksionimit të shteti ligjor, funksioni i ngadalshëm i gjykatave, infrastruktura jo e duhur janë disa segmente që kanë ndikur në ngadalsim të aktivitetit ekonomik.
Rritja e papunësisë ka vazhduar edhe këtë vit duke parë ndikimin qe ka pasur pandemia tek sektorët ekonomik e sidomos kjo e papunësisë me 34.3% është rritur të gjinia femërore. Implikimet e COVID 19 në ekonomi janë tepër të mëdha sa që edhe pse në fund të vitit 2019 është planifikuar një rritje e GDP-së për 4 % ekonomia e Kosovës në vitin 2020 do të tkurret për afro 8% si pasojë e pandemisë. Rritja e borxhit publik mbetet shqetësuese nga viti 2016-2020 ai është rritur në 17.2 % e GDP-së dhe ka një trend rritës gjithmonë e më shumë. Numri i firmave të regjistruara dhe të mbyllura mbetet në trend të njejtë, ndërsa shqetësuese është fakti i rritjes se ekonomisë informale edhe ashtu të lart nga 30% në 31% të GDP-së në vitin 2020. Kosova duhet të vazhdoj të funksionalizoj sistemin ekonomik në mënyrë që ta rris diversifikimin dhe përmirësoj strukturën e tregun e punës duke rritur kapacitetet konkurruese.