Takohen një pjesë e Shtabit Emergjent në Deçan diskutojnë për situatën me COVID-19

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka takuar Komandantin e Policisë Toger Faik Jahmurataj, Shefin e Shtabit Emergjent Izet Zenuni, Drejtorin e Inspeksionit Halil Tolaj dhe Drejtorin e QKMF-së Selmon Berisha. Gjatë këtij takimi është diskutuar dhe analizuar trendi i rritjes së rasteve të infektimit me Virusin COVID-19 në komunën e Deçanit, ku aktualisht deri më tani janë të identifikuara 273 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 186 të shëruar plotësisht, 12 kanë humbur jetën dhe 75 raste janë akoma aktive. Gjatë këtij takimi u diskutuan tri tema me rëndësi

  1. Respektimi i orarit nga ana e bizneseve dhe gastronomisë,

  2. Mbarëvajtja në QKMF-së krijimi i një reparti të veçantë për trajtimin e rasteve me COVID-19,

  3. Prezenca e një patrulle Policore në QKMF-në në Deçan 24/7.

Për këto tri tema janë dakorduar të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi në mënyrë që situata në komunën e Deçanit të mos dal jashtë kontrollit, sepse mos respektimi i rekomandimeve bëhet bartës i pasojave të COVID-19 tek njëri tjetri. Duke apeluar tek qytetarët, nxënësit dhe i gjithë personeli që janë në shërbim të qytetarëve, të tregojnë kujdes në mënyrë që të shkëputet zinxhiri i bartjes së virusit. Mbetemi tek rekomandimet qe ti zbatojmë:

Mbajtja e maskës

Respektimi i distancës

Pastrimi i duarve

Shmangja e daljeve të pa nevojshme.

Ne po punojmë për ju pa ndërpre, andaj na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë u tha në fund të këtij takimi!

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …