TAKIMI I RADHËS I SHTABIT EMERGJENT KOMUNAL NË JUNIK

Shtabi Emergjent Komunal në Junik ka mbajtur takimin e radhës, për të vlerësuar situatën epidemiologjike në komunën e Junikut dhe analizuar trendin e rritjes së rasteve të infektimit me Virusin COVID-19, me qëllim që të mos mbingarkojmë sistemin shëndetësor. Pavarësisht që gjendja epidemiologjike në komunën e Junikut është e menaxhueshme, pas rasteve të konfirmuara në shkollën fillore të mesme të ulët “Edmond Hoxha”, Shtabi Emergjent Komunal ka vendosur që nga e hëna për dy javët e ardhshme mësimin kjo shkollë ta zhvilloj sipas Skenarit C (mësimi online), ndërsa Gjimnazi “Kuvendi i Junikut” do vazhdoj me Skenari A dhe B ashtu siç edhe janë të njoftuar nxënësit nga personeli arsimor. Anëtarët e Shtabit Emergjent apelojnë tek qytetarët, nxënësit dhe i gjithë personeli që janë në shërbim të qytetarëve të tregojnë kujdes në mënyrë që të shkëputet zinxhiri i bartjes së virusit. Çdo masë rigoroze e aplikueshme është e përkohshme, pasi që ne duhet t’i adaptohemi jetesës me virus dhe e vetmja mbrojtje na mbetet respektimi i masave mbrojtëse në vazhdimësi:

  • MBAJTJA E MASKËS

  • RESPEKTIMI I DISTANCËS

  • PASTRIMI I DUARVE SHPESH

  • SHMANGIA E DALJEVE TE PANEVOJSHME

  • SHMANGIA E VIZITAVE FAMILJARE

  • SHMANGJA E FREKUENTIMEVE TE VENDEVE TË MBYLLURA KU KA SHUMË NJERËZ

Ndërprite zinxhirin e shpërndarjes së Virusit, shpëtoni jetën tuaj dhe të familjarëve tuaj, ndalja intensitetin virusit që mos të mbyllemi ne dhe ekonomia.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …