leoni

Bujar Bukoshi

Bujar Bukoshi: Do ta kenë gabim të gjithë ata që duan të përfitojnë politikisht nga vakuumi institucional në proceset e Hagës

Ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, gjatë luftës, Bujar Bukoshi, ka thënë se me arrestimet e fundit të ish-kryetarit, Hashim Thaçi, Kadri Veselit e të tjerëve po bëhen përpjekje të  përmbyset e vërteta e realitetit historik në vend. Kosova po përballet me një stuhi akuzash penale, ndaj udhëheqësve kryesorë politikë që dolën nga UÇK-ja. Kështu po rrezikohet të përmbyset e vërteta dhe panorama e realitetit historik. Në këto momente të rënda, Kosova duhet të punojë fortë për të bindur botën se problemi i saj ishte Serbia dhe përpjekja e mizorive serbe mbi shqiptarët dhe jo shqiptarët që, bashkë me rezistencën politike dhjetëvjeçare dhe bashkë me NATO-n, luftuan dhe e shpëtuan Kosovën. Ne do e ruajmë besimin se drejtësia do të triumfojë. Më vjen mirë për guximin me të cilin të akuzuarit po përballen me  drejtësinë, me maturinë dhe stoicizmin me këtë të zezë. Kështu, ata do i japin dinjitetin Kosovës dhe të  ardhmes së saj. Do ta kenë gabim të gjithë ata që duan të përfitojnë nga vakuumi institucional nga proceset e Hagës dhe do të jenë vegla qorre të kompromitimit të rëndë të drejtësisë. Ata do të bëheshin vegla të protagonizmit tribal dhe huqjes së tyre në politikë. Kosova ende nuk e ka përmbyllur betejën e saj me Serbinë naciste dhe këtë sfidë do ta fitojmë, ashtu siç e fituam lirinë dhe pavarësinë ka thënë mes tjerash, Bujar Bukoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …