Task Forca për mbikëqyrjen e zhvillimit të procesit mësimorë në komunën e Hant të Elezit mbanë takimin e radhës  

Task Forca komunale për mbikëqyrjen e zhvillimit të procesit mësimorë në kushte të Pandemisë së koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit mbanë takimin e radhës. Në takimin të cilin e kryesoi nënkryetari i komunës Mallzum Qajani, Drejtori i DAK-së Menduh Vlashi raportoi mbi gjendjen aktuale të zhvillimit të procesit arsimorë. Sipas tij përkundër gjendjes së vështirësuar në ditët e fundit procesi arsimorë është duke u zhvilluar ashtu siç është planifikuar duke respektuar rekomandimet nga institucionet arsimore dhe shëndetësore. Të vetëdijshëm për rrethanat e reja nga numri i shtuar i të infektuarve edhe drejtorët e shkollave raportuan mbi zbatimin e rekomandimeve dhe u tha se masat parandaluese, dezinfektimi, përdorimi i maskave dhe distancimi i duhur është duke u zbatuar në tërësi në shkollat e komunës së Hanit të Elezit. Ata u zotuan se do të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që shëndeti i fëmijëve dhe personelit arsimorë të jetë prioriteti i parë i tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë dhe …