Komuna e Junikut i njofton qytetarë e sajë për masat e reja. Të dashur qytetar për komunën e Junikut për këtë fazë vlejnë masat e përgjithshme pra:
-
Ndalohet veprimtaria e te gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorante, kafeteritë dhe të ngjashme) prej orës 20:00 datë 06/11/2020 (e Premte ) deri më dt. 09/11/2020 9 (e Hëne) në orën 05:00, PËRVEÇ:
* Furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.
* Institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale;
* Për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID 19 të (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë – shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore);
* Operatorët ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit.
Ndërsa Vendimet për masat e veçanta për shtatë Komunat: Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimen janë si në vijim:
-
Ndalohet hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të datës 06/11/2020 deri në orën 05:00 të dt. 09/11/2020, në Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes, përveç:
* Personelit shëndetësor dhe personelit të sigurisë;
* Qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë);
* Operatorëve ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit;
*Kompanitë ndërtimore dhe operatorët që kryejnë punë publike;
Obligohet Policia e Kosovës në çdo hyrje/dalje të bëjë kontroll rigoroz për parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19; Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit nr. 07/l-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës. Çdo komunë tjetër që hynë në zonë në të kuqe të infeksionit për kokë banori (sipas hartës), do të ketë masë të njëjtë! Tregoni në mënyrë që masat të mos ashpërsohen dhe më shumë dhe të ndërpritet zinxhiri i bartjes së Virusit COVID-19. Të gjithë qytetarët që kanë shqetësime shëndetësore apo nevojë për qartësim mund të kontaktojnë numrat kujdestar:
049/760-268, 044/253-228,049/760-256 dhe 044/236-963
-
MBANI MASKËS
-
RESPEKTONI DISTANCËN
-
PASTRONI DUART SHPESH
-
SHMANGNI DALJET E PANEVOJSHME
-
SHMANGNI VIZITAT FAMILJARE
-
SHMANGNI FREKUENTIN E VENDEVE TË MBYLLURA KU KA SHUMË NJERËZ