Kadri Veseli ka dorëzuar kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Williams&Phillips: Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë fisnike dhe ajo duhet të vlerësohet

Duke komentuar zhvillimet e fundit në vendin tonë, ekspertët amerikan kanë thënë se të akuzuarit për krime të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet ta tregojnë të përball gjyqit historinë e vërtetë të UÇK-së dhe ta vënë në pah se lufta është bërë kundër shtypjes së shqiptarëve nga Serbia. Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan në Uashington Paul Williams, Profesori i të Drejtave të Njeriut, David Phillips në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork, kanë theksuar se drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po gjykohen por pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe lufta fisnike e UÇK-së duhet të vlerësohet. Thjesht duhet të dimë se çfarë ka ndodhur gjatë atyre viteve dhe të ecim përpara, kanë porositur ekspertët amerikan. Ata kanë shtuar më tutje se nuk ka dyshim që ata që janë përgjegjës për krime mizore duhet të vihen para përgjegjësisë, por, kanë theksuar ata, nuk duhet të kesh një gjykatë që shikon vetëm njërën anë. Në momentin që fillon të krijosh gjykata që përqendrohen vetëm tek një palë ose vetëm tek disa krime dhe e bën këtë pasi ka patur një gjykatë për të njëjtin qëllim që kishte funksionuar për dekada, që ishte përqëndruar tek të gjitha palët, atëherë fillon të shtrembërosh drejtësinë, të shtrembërosh ndikimin e drejtësisë, kahjen e historisë, katharsisin e viktimave”, thotë ai. Kjo sipas tij shkakton një rrezik tjetër, atë të barazimit moral mes agresorëve dhe viktimave, kanë tërhequr vërejtjen ekspertët amerikan, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan në Uashington, Paul Williams dhe profesori i të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork, David Phillips.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …