Pas shtrëngimit të masave nga Qeveria, qytetarë të shumtë nga Kosova janë nisur për të kaluar fundjavën në Shqipëri

Pas masave shtrënguese që ka marr Qeveria e Kosovës kundër përhapjes së mëtejme të virusit korona, qytetar të shumtë janë nisur drejt Shqipërisë, vend i cili gjithashtu po përballet me shtim të rasteve nga koronavirusi. Pak kohë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reduktimin e lëvizjeve të panevojshme, ndalimit të funksionimit të shërbimeve tp gastronomisë, mbyllja e qendrave argëtuese dhe rekreative gjatë fundjavës dhe masave tjera, shumë qytetar janë nisur me vetura drejt Shqipërisë për të kaluar fund javën atje nëpër hotele, restorante dhe qendrave rekreative nëpër qytete të Shqipërisë. Kjo dyndje drejt Shqipërisë ka bërë që të ketë kolona të gjata të automjeteve drejt pikë kalimit kufitar në Morinë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …