Udhëheqësit e vendit tonë kanë uruar Joe Bidenin për fitoren në garën për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kamala Harris për postin e nën-presidentes. “Jam e bindur se nën udhëheqësinë tuaj si president amerikan dhe nënpresidente amerikane, demokracia do të lulëzojë në Amerikë dhe në gjithë botën” ka shkruar kryetarja e Kuvendit, njëkohësisht edhe ushtruesja e pozitës së kryetarit të vendit, Vjosa Osmani. Edhe kryeministri, Avdullah Hoti ka urur po ashtu presidentin e zgjedhur Biden dhe nën-presidenten e zgjedhur, Harris për fitoren në zgjedhje. Edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka shfaqur urimet e tij dhe ka shkruar se Udhëheqësia juaj është e nevojshme në Amerikë, po aq sa në botë, për të rikthyer besimin në demokraci, sundimin të ligjit dhe dinjitet njerëzor. Mezi pres të forcojmë lidhjet tona. Ndërkohë, edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është gëzuar fitores së Bidenit dhe ka uruar Harrisin të cilën e ka cilësuar “fitore historike”. Le të vazhdojmë punën tonë së bashku për të fuqizuar lidhjet strategjike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …