leoni

Albena Reshitaj: Koalicionet parazgjedhore nuk kanë dhënë ndonjë efekt, partitë politike t'i masin forcat

Reshitaj: Të lihen anash inatet personale dhe të votohet projektligji për rimëkëmbjen ekonomike

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj ka bërë thirrje që të lihen anash inatet personale dhe të votohet projektligji për rimëkëmbjen ekonomike. “Ky Projektligj duke i pasur parasysh nevojat dhe rëndësinë e impaktin që ka drejtpërdrejtë në mirëqenien e jetës së qytetarëve në situatë pandemike prandaj mendoj që qytetarët e vendit nuk do të ia falin askujt nëse në këtë periudhë pandemie shikohet të bëhet vetëm politikë. Është nevojë imediate e shtetit për qytetarët e vendit”, ka deklaruar gjatë intervistës për “Ekonomia Online” deputetja, Albena Reshitaj. Ajo ka shtuar më tutje se dua të besoj se të gjithë deputetët e Republikës së Kosovës në Parlament do ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në lexim të dytë. Normalisht pasi i kanë vendosur edhe idetë e tyre dhe kanë bërë plotësim ndryshimet e duhura sepse jemi në një fazë shumë të vështirë po futemi në një situatë të jashtëzakonshme edhe më të jashtëzakonshme se sa ajo që ka qenë deri më tani.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …