leoni

Isuf I. Bytyçi

Isuf Bytyçi: Mposhtja e djallit

Pas librit më të suksesshëm dhe më të shitur  „ Mendo e pasurohu“, të cilin e publikoi në vitin 1938, Napoleon Hill e shkroi librin „Mposhtja e djallit“ (Sekreti i lirisë dhe suksesit), i cili për 70 vite qarkulloi si dorëshkrim, i pabotuar! Me këtë libër, autori nëpërmjet të „Kodit të djallit“, ngjalli shumë dyshime, diskutime e debate!

Sharan Lechter, është bashkautore e disa librave të N. Hillit, e cila për herë të parë e sjell këtë libër për lexuesin, të paisur me shënime e shpjegime.

Me posedimin e aftësive të mëdha, autori i futet një rrënoje të madhe, duke gjurmuar në lidhje me jetën, sjelljet, të menduarit dhe veprat e njerëzve, nga më të thjeshtit e deri te personalitetet më të larta e presidentët shtetërorë.

Kryesisht, autori merret me suksesin dhe dështimin e njeriut! Si vijmë deri te suksesi dhe pse mbetemi të pasukseshëm e të varfër? Të gjitha këto, do t’i mësoni nga autori, atëherë kur ta lexoni librin me vëmendje dhe durim!

Kryesisht, për arritjën e suksesit, autori  tregon se njeriu duhet të jetë ambicioz, të besojë dhe i vendosur! Ku të besojë? Të besojë në vetën e tij dhe të veprojë guximshëm, pa hezituar!

Kurse, mossuksesi, dështimi e varfëria janë pasoja të frikës, dilemës dhe mosbesimit!

Fajtorët kryesorë, të cilët ndikojnë në varfërinë e individit apo grupit, janë këto tri institucione: Religjioni, shkolla dhe familja!

Për të gjitha këto, unë, nuk do të zgjerohem që të bëj shpjegime, por do t’ia lë lexuesit, për ta lexuar veprën dhe T’i gjejë arsyet.

Në lidhje me librin, do të mundohem që sa më shkurt, më qartë dhe sa më i paanshëm të jem, në raport me situatën dramatike, të cilën është duke e përjetuar shteti ynë në pelena, Kosova dhe populli-dele, shqiptar!

Kur ta lexojë publiku këtë shkrim kaq solid, e kam të qartë se do të ketë edhe reagime, në dëm dhe të mirë të artikullit dhe të autorit!

Por, unë do t’u jem mirënjohës, gjithë atyre, të cilët do ta lexojnë artikullin dhe ta analizojnë e intrepetojnë pa pretendime.

Një koment mbi librin:

„Kohë perfekte për ta pasur në duar një kryevepër të tillë si „Mposhtja e djallit“!  Shënimet e Sharon Lechter-it të sjellin në vëmendje gjenialitetin e së vërtetës dhe na ndihmojnë ta mposhtim frikën që na pengon të shkojmë drejt suksesit tonë.“

 Harvey Mackay, autor i  „ New York Times Bestseller“

Zhvillimet politike gjithëshqiptare dhe bashkësia Europiane

Të gjitha ato kushte, të cilat i përdor djalli në librin e Hillit, mund t’i gjejmë në popullin, anal-istët dhe politikanët gjithëshqiptarë!

Mosvetëbesimi, frika, dilema, xhelozia, korrupsioni, mashtrimi, egoizmi, gënjeshtra e tj., ekzistojnë dhe dominojnë në mesin tonë, të cilat janë „dora e djallit“!

Pse?

Sepse, arsyet janë të shumta:

Shtypja e gjatë njëmijëvjeçare nga sundimi i të huajve: romakët, bizantinët, osmanët, serbët dhe sëbashku me ta edhe ideologjia komuniste.

Për shkak të gjithë këtyre shtypjeve, të cilat i ka përjetuar kombi ynë, ta them sinqerisht, që ka mbetur me ndërgegjie të gjymtuar! Edhe në aspektin fizik, e gjiymtuar ka mbetur qenja shqiptare, por ai gjymtimi mendor e shpirtëror, është më i dëmshëm! Pra, më keq i kemi punët, sikur që duket!

Ta analizojmë situatën, që nga e përgjithshmja nga e veçanta: qenja shqiptare, është e ndarë dhe e përçarë, e hutuar, në aspektin fetar që lirisht jemi në mendësinë e fundshekullit 18-ë, e në fillim të shekullit 19-ë, që as një hap s’ka shkuar përpara! Përkundrazi, popujt e qytetëruar, që besojnë në fe dhe i kryejnë ritet e tyre fetare! Ndërsa, ne shqiptarët, e kemi shumë të theksuar religjionin dhe e marrim si për zemre! Kemi elemente ekstremiste, gjë që nuk do të duhet të jenë! Arsyet janë të shumta; derisa popujt e qytetëruar të Europës e kanë tejkaluar këtë gjendje dhe liderët e tyre religjiozë, e përdorin fenë në shërbim të kombit e të shtetit, ndërsa te ne ndodh e kundërta!

Faji është i udhëheqësve religjiozë, por më tepër i stafit politik e akademik, për shkak të ngecjes, sepse ata janë hutuar duke i realizuar interesat e tyre personale e familjare dhe, klerikët fetarë të ndikuar nga qarqet e shërbimet e huaja informative, sllave e islamike, ka ardhur situata deri këtu. Sa i përket sistemit politik, pothuaj se e njëjta situatë është, sikur me atë relexhioz!

Të gjitha partitë politike shqiptare, në të katër anët e te dya shteteve, janë të përçara dhe në dorën e djallit, pa dallim! Aty ka xhelozi, urrejtje, korrupsion, mashtrim e krim të organizuar! Prandaj, çështja kombëtare është e dorës së dytë.

Pozita e opozita, nuk punojnë për shtet e komb, por djallin e të birin! Politikanë djallëzorë, injorantë e jokompetëntë, sikur që edhe klerikët! Udhëheqësit tanë, angazhojnë në diplomaci e nëpër shkolla, udhëheqës jokompetentë e djallëzorë! Në çdo veprimtari, ka punë e vepra nga më të ultat dhe, thonë se pse nuk funsionon shteti? Qysh të funksionojë shteti e pushteti, kur qarqet antikombëtare e kriminale kanë lulëzuar kudo në trojet shqiptare!

Ta marrim; që nga kryetarët, kryeministrat, ministrat e tj., se në çfarë gjendje ekonomike jan!

Nëse duam, nuk e kemi të vështirë ta dijmë; vetëm ta marrim pasurinë e tyre dhe ta llogarisim se sa pasuri kishte zotëriu/zonja dhe sa ka tani! T’ia llogarisim të ardhurat, të cilat i ka që nga ai moment që ka pozitë shtetërore, sa i kishte shpenzimet dhe të shihet se nga i fitoi gjithë ata miliona, që as udhëheqësit politikë të vendeve më të fuqishme, s’kanë arritur t’i kenë! Që, pastaj, të gjithë duhet ta humbin të drejtën që të merren me politikë.

Ta marrim Ilir Metën, si president i Shqipërisë Londineze dhe gjithë atë pasuri, t’ia konfiskojnë! Pastaj, të gjithë atyre tjerëve si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë! Blerja e një hektari tokë, mal apo vreshta, nga 3 deri në  23 Euro apo dollarë, shihet se është hajni e krim dhe do konfiskuar, e tëra.

Anal-istët e gazetaxhinjët, që janë militantë të partive dhe shajnë, gënjejnë e mashtrojnë në emër të medieve, duhet verifikuar! As këta nuk janë më të ndershëm sikur që janë shefat e tyre politikë! Të gjithëve, duhet verifikuar dhe konfiskuar gjithë atë pasuri, të cilën e kanë fituar në saje të gënjeshtrave e trillimeve.

Kurse, populli i ynë që është dele, është mirë që të lexojë më tepër dhe, jo të merret me politikë nëpër kafene e oda meshkujsh! Më mirë është që burrat shqiptarë, të organizohen dhe të dalin të bashkuar e t’i pastrojnë vendet rreth rrugëve, nëpër parqe e male, afër vendeve turistike! Ta shohësh Ksamilin, që është perlë e turizmit shqiptar, se në çfarë gjendje është!

Përveç bërllogut, i cili është kudo, janë gërmadhat, shtëpitë e ndërtuara pa leje, që iu ka rrënuar partia kundërshtarëve politikë ose të pacaktuarëve! Kjo gjendje i bën turistët, që të mendojnë dhe të kërkojnë vende më atraktive e tërheqëse! Pra, edhe kjo është e dëmshme, për shoqërinë shqiptare e të pacivilizuar.

Edhe në Shqipërinë Atlantike, pra, Kosovën e gjymtuar, po ashtu sikur që edhe në Shqipërinë Londineze, qenia shoqërore është  në rrezik!

Në Shqipëri, pozitë e opzitë luftojnë për parti në mënyrë ekstremiste dhe duke e dëmtuar njëra-tjetrën, janë duke e minuar çështjën shtetërore e kombëtare! Krimi i organizuar ka lulëzuar dhe sa vrasje bëhen dhe sa vdekje në komunikacion, vështirë se bëhen edhe nëpër luftëra, në vatrat e luftës.

I shoh anal-istët shqipfolës, kur flasin për vrasjet e mbasluftës së fundit në Kosovë dhe askush nuk del të thotë se ne jemi të njejtit dhe se gjithë ato vrasje që kanë ndodhur në Kosovë mbas luftës së fundit dhe gjithë këto vrasje që po ndodhin sot në Shqipëri, të gjitha janë të dhimbshme dhe s’ka qenë dashur të ndodhin dhe duhet kërkuar vrasësit e organizatorët e, të dalin para drejtësie! Por, edhe gjithë ato vdekje, të cilat kanë ndodhur e po ndodhin si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, duhet të merren masa dhe të ndalohen, sepse të gjithë këta janë njerëz e aq më tepër janë njerëzit tanë! Por, askush nuk merret me këto fenomene.

Arrestimi i ish-komandantëve të UÇK-së dhe festa e kundërshtarëve të tyre!

Pse i gjithë ky gëzim, me rastin e arrestimit të ish-komandantëve të Luftës së UÇK-së?

A nuk është kjo shpirtvogëlsi e madhe, nga njerëz të vegjël?

E di, se të gjithë politikanët shqiptarë, nga të gjitha trojet, kanë krijuar korrupsion e nepotizëm dhe i kanë hapur dyertë krimit të organizar! Edhe ish-komandantët e luftës së  UÇk-së, në krye me presidentin e vendit Hashim Thaçi, janë përgjegjës! Por, arrestimi i të gjithë ish-komandantëve të luftës së fundit, nuk është duke u bërë, për ta vu në vend drejtësinë, por përkundrazi, ky është turpi i radhës, nga ana e shteteve europiane dhe Gjykata Speciale, e cila bazohet në Raportin e qenit ruso-serb, Dic Markut! Përkrahja dhe miklimi i shtetit serb dhe presidentit Vucic, nga ana e Bashkësisë Europiane dhe administrata e presidentit amerikan Tamp, është duke u bërë me iniciativë të Rususë dhe partive të majta europiane! Prandaj, kjo situatë, nuk është për t’u gëzuar dhe përkrahur, sepse është duke kthyer gjendja mrapa dhe është rrezik të vihet në pikëpyetje qenja e shtetësisë së Kosovës dhe një konflikt i hapur në mes të Serbisë dhe Kosovës! Ka pretendime, se pse Hashim Thaçi me shokë, e pranuan Gjykatën Speciale? E pranuan, sepse njëra nga dy të këqiat, pak më e vogëk është ose pretendohej se është, Gjykata Speciale! Aty vihej në pyetje, se nëse nuk e pranon shteti i Kosovës Gjykatën Speciale nga Unioni Europian, do të themelohej Gjykata e OKB-së, të cilën do ta kishte Rusia me Kinën, komplet nën kontroll dhe të gjitha qëllimet e shtetit serb do të realizoheshin! Ndërsa, tani mundësitë dhe besimi janë më të mëdha se  do të jetë një proces i drejtë dhe i pakorruptuar, nga ana e Serbisë dhe pas gjithë atyre peripetive do të dalin të pafajshëm ish-komandantët e luftës së fundit! Përndryshe, le ta kemi parasysh se a janë apo nuk janë të fajshëm gjithë këta udhëheqës? Nëse dalin të fajshëm dhe dënohën, në Hagë nga Gjykata Speciale, deshëm apo nuk deshëm, do të vihet në pikëpyetje shtetësia e Kosovës! Por, sa e kuptoj unë se Joe Biden, e ka arritur numrin e votave dhe do të jetë presidenti i SHBA-ve pë katër vitet e ardhme dhe do të ndikojë dhe t’i pengojë padrejtësitë, të cilat po iu bëhen ish-komandantëve të luftës dhe shtetit të Kosovës.

Mos të gëzohen shumë, për arrestimin e tyre, kundërshtarët  politikë, shqipfolës, siç e dëgjova në medie, që çirren si hiena; Haki Abazi i VV-së, Gani Geci i LDK-së edhe avokati Spartak Ngjela, se „ Ata duhet të dënohen doemos dhe se Kosova duhet të mbajë zgjedhje sa më shpejt“, sipas tyre.

Ky është një gabim dhe turp për ta, që sillen sikur të vijnë nga Serbia, me gjithë ato pretendime! Pastaj, disa militantë të partive, sidomos, titistë e islamikë, janë tërbuar nga gëzimi, dërdëllisen para medieve duke e treguar atë urrejtjën e shfrenuar djallëzore e xhelozinë që kanë, për njerëzit, të cilët e udhëhoqën luftën e UÇK-së dhe ndikuan në intervenimin e NATO-s, gjë që si pasojë erdhi liria dhe pavarësia e shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në këtë përvjetor të 8-të, të Televizionit Dielli, reflektojmë me krenari mbi një rrugëtim të …