Nga të dhënat e doganave mësohet se krahasuar me vitin paraprak, këtë vit ka rënie të ndjeshme të të hyrave. Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci ka deklaruar se këtë vit ka 115 milion euro ose 11 për qind më pak të hyra se viti 2019. Derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, Dogana ka arritur t’i mbledh 972 milionë euro, këtë vit, gjatë periudhës së njëjtë, janë arkëtuar 857 milion euro. Ai ka thënë se në fillim të vitit, performanca e të hyrave ishte i kënaqshëm por ka pas rënie të ndjeshme më pastaj me paraqitjne e e rasteve të para me Covid-19. Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci ka thënë se deri në fund të këtij viti synojnë t’i mbledhin edhe 200 milionë euro, për ta arritur cakun e mbledhjes së 1 miliard eurove.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …