PS është forca më patriotike në Shqipëri, ajo nuk e cilësoi UÇK-në terroriste dhe nuk votoi raportin e Dick Martit

PS është forca më patriotike në Shqipëri, ajo nuk e cilësoi UÇK-në terroriste dhe nuk votoi raportin e Dick Martit

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,  ftoi simpatizantët e PD dhe të LSI që të bashkohen me familjen socialiste, jo vetëm për kantieret e punës të hapura kudo, por dhe për vendimet e drejta të marra për vendin. Nga Njësia 13, Veliaj theksoi se PS është forca më patriotike në vend, ndërsa theksoi se ajo asnjëherë nuk e cilësoi UÇK-në terroriste dhe as nuk votoi raportin e Dick Martit kundër Kosovës, sikurse bëri PD dhe LSI. “Kjo forcë politike nuk i tha kurrë UÇK-së terroriste, siç e tha dikush tjetër. Kjo forcë politike nuk e votoi kurrë raportin e Dick Martit, siç e votuan ata të tjerët. Kjo forcë politike nuk shpifi, dhe nuk gatoi kurrë dosje për shtëpinë e verdhë, për trafik organesh, siç bëri pala tjetër. Kjo forcë politike nuk e shiti kurrë detin e Shqipërisë, përkundrazi e fitoi betejën në Gjykatë Kushtetuese. Ky është patriotizmi sot. Kjo është të jesh patriot. Nuk po kërkon asnjë të marrim pushkët dhe të dalim malit, por mos të tradhtojmë Shqipërinë, mos ta shesim detin, të mos tradhtojmë Kosovën, të mos çojmë  në Hagë ata që janë luftëtarë të lirisë. Ky është  patriotizmi sot. Edhe në këtë pikë, për ju që sapo u anëtarësuat në PS, duhet të ndjeheni mirë, jeni bashkuar me familjen më patriotike të republikës së Shqipërisë”, tha Veliaj. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …