Në fjalën e tij të mbrojtjes, në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Speciale, në Hagë, ish zëdhënësi i luftës së UÇK-së, Jakup Krasniqi, në mënyrë burrërore, të faktuar e të dokumentuar ka treguar të vërtetën për luftën e UÇK-së, duke hedhur poshtë konstatimin e akuzës se ai ka qenë pjesë e një ndërmarrjeje kriminale. Ai gjatë seancës ka thënë se ne nuk kemi qenë ndërmarrje kriminele për ndërmarrje çlirimtare, sepse luftën tonë kundër regjimit kriminal të Beogradit e kanë ndihmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja. Cilësimet e aktakuzës nuk janë asnjë të vërteta dhe i mohoj në përgjegjësi.
Jam i mllefosur që gjendem pa të drejtë, këtu në këtë gjykatë dhe konsideroj se jo vetëm ndaj meje por edhe ndaj nesh si popull e komb është bërë padrejtësi të madhe. Jam i ftuar pa të drejtë andaj edhe po reagoj. Nuk jam fajtor as për keqtrajtimin që më keni bërë sot nga ora gjashtë e mëngjesit, duke m’i lidhur duart me pranga dhe duke më kontrolluar nëpër xhepa. Nuk ndihem fajtor dhe as përgjegjës për asnjë pikë të aktakuzës. Nuk kam asnjë faj dhe nuk di si ta them më ndryshe, ka saktësuar ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Mbrojtja e sotme e Jakup Krasniqit ishte mbrojtje me dinjitet, me qartësi e vërtetësi, me fakte e dëshmi të pakontestueshme, një mbrojtje meritore e luftës së drejtë të UÇK-së, e cila qysh prej fillimit të saj është goditur nga regjimi kriminal e barbar i Milosheviqit por edhe nga mbetjet e regjimet okupatore të Kosovës. (RKL)