Sot gjatë paraqitjes së tij para Gjykatës Speciale, ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, është akuzuar nga Prokuroria e kësaj gjykate, për sikur thuhet, ndërmarrje të përbashkët kriminale. Në fjalën e tij kryetari, Hashim Thaçi, është përgjigjur në mënyrë kategorike: I dëgjova i kam dëgjuar dhe i hedh poshtë të gjitha akuzat. Më pas Thaçi, para gjykatësit të procedurës paraprake, tha se nuk ndihet fajtor. Ai ka saktësuar se akuzat ndaj tij janë krejtësisht të paqëndrueshme. Ai është deklaruar i pafajshëm dhe i ka hedhur hedh poshtë të gjitha pikat e akuzës të Prokurorisë së Gjykatës Speciale kundër UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …