Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se aktakuza kundër ish-krerëve të UÇK-së është politike dhe e gjitha është bërë për të implikuar Kosovën. Ai u shpreh se në këtë histori janë ndryshuar rolet, Kosova është vendosur në vendin e Serbisë dhe anasjelltas, ndërsa Gjykatën Speciale të ngritur në Kosovë, ai e cilësoi si të njëanshme, duke shtuar se ajo nuk ka gjykuar asnjë serb. Ndërkohë theksoi se gjyqet ndaj eksponentëve të UÇK-së janë bërë vite më parë. “Konfirmimi zyrtar ligjor i aktakuzës i zotit Krasniqi dhe Thaçit nuk ka të bëjë me emra të përveçëm, ata janë shfaqur si eksponentë të UÇK-së. Çfarëdo lëshimi që ka ndodhur në luftën e UÇK-së, nuk po kalon si përgjegjësi personale por kolektive. Kjo nuk cenon vetëm luftën e Kosovës, por narrativen e të gjithë historisë. Më viktimë po paraqitet Serbia. Është hetuar më shumë veprimtaria e UÇK-së, se sa lufta e Serbisë. Kjo nuk do të thotë që në Kosovë nuk ka pasur gabime. Krimet e luftës së Kosovës janë hetuar, madje edhe Serbisë i ka ardhur radha për të hetuar shqiptarët për krimet”, ka thënë Cakaj.
Kontrolloni gjithashtu
Moti i keq ka shkaktuar kaos në Britaninë e Madhe
Moti i keq ka shkaktuar kaos në Britaninë e Madhe. Nga stuhia që ka përfshirë …