Dhomat e specializuara ose, siç është bër e zakonshme të quhet, Gjykata speciale, u themelua nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për ta “pastruar Luftën e UÇK-së”!!?? Publikimi i aktakuzave të para tregoi se Lufta Çlirimtare dhe e kombit shqiptar për këto dhoma të specializuara ishte një “ndërmarrje kriminale”!! Arrestimet e disa krerëve të partive politike dhe të institucioneve shtetërore (të gjithë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së…) ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë dhe në gjithë gjeografinë shqiptare, por edhe në botë. Reagimet e shqiptarëve janë me ngarkesë të madhe emocionale dhe me paragjykime… Një pjesë e tyre shprehin keqardhje, pakënaqësi e protestë kundër Serbisë, kundër Evropës, kundër tradhtarëve, kundër LDK-së, etj., por nuk “protestojnë” e nuk shprehin indinjatë kundër atyre që e votuan dhe themeluan de jure këtë Gjykatë të paparaë e të padëgjuar në botë! Kurse një pjesë e shqiptarëve, të ngarkuar me paragjykime e të indoktrinuar nga propaganda katër dekadëshe kundër LPK-UÇK-së, fërkojnë duart dhe shprehin kënaqësinë e gëzimin e tyre për këto arrestime pa vrarë mendjen për pasojat që bien mbi pozitën e Kosovës së tyre dhe për imazhin e vendit të tyre!! Këtu nuk po zgjatem për ekstazën që ka përfshirë Serbinë neofashiste të udhëhequr nga pinjollët e kryekriminelit, Slobodan Milosheviç…
Vetë të arrestuarit, me përjashtim të Nasim Haradinajt (deri sot), vazhdojnë ta njohin, të bashkëpunojnë e ta besojnë drejtësinë e kësaj Gjykate antishqiptare dhe kundër vlerave të qytetërimit e të demokracisë evropiane!! Për mendimin tim, e kam thënë në dhjetra shkrime e reagime, kjo Gjykatë për asnjë çmim nud do të duhej të themelohejë e votohejë nga Kosova (Kuvendi i Republikës). Ta zëmë se këta që janë arrestuar e të tjerë që mund të arrestohen e akuzohen nuk i kanë ditur qëllimet e saj antiKosovë dhe antishqiptare… Ta zëmë se ishin naiv dhe besuan që Gjykata speciale po themelohejë për «pastrimin e Luftës së UÇK-së”! Por, si mund të arsyetohet qëndrimi i tyre pas momentit që kanë lexuar aktakuzën dhe kualifikimin kriminal se Lufta Çlirimtare e UÇK-së paska qenë as më shumë e as më pak se një “ndërmarrje kriminale”??!! Mjafton ky cilësim i Luftës së LPK-UÇK-së dhe kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës shqiptare, pa përmendur pika e formulime tjera të marra nga gjykatatë dhe dosjet e Serbisë, për të kuptuar qëllimin kcriminal të kësaj Gjykate speciale. Prandaj, të akuzuarit do të duhej të mbanin qëndrimin që mbajti Nasim Haradinaj: të mos e besonin drejtësinë e kësaj Gjykate dhe të mos e njihnin atë, të refuzonin të bashkëpunonin me të.
Publikimi i aktakuzave të para të kësaj Gjykate (prokurorie) vërtetoi katërcipërisht se qarqet që inicuan dhe nxitën themelimin e saj nuk e kanë “inatin” me individë e persona të veçantë, por e kanë me Luftën e një kombi për çlirimin e Kosovës nga zgjedha e rëndë e shtetit serb, që angazhohejë me t gjitha mnyrat dhe mjetet për shfarosjen e popullit shqiptar të kësaj krahine të pushtuar me dhunë e terror në vitin 1912. Ani se kjo Luftë Çlirimtare kishte fituar edhe përkrahjen e botës demokratike dhe të aleancës më të fuqishme ushtarake, NATO-s… Kjo pjesë e klasës politike e shtetërore, që u arrestua dhe pjesa tjetër e politikës së vjetër, që po qeverisë me “komoditet” e fodullëk, e paprekur(!), janështë përgjegjëse para poipullit t tyre dhe para brezave që do të vijnë për këtë ndërmarrje të përbashkët kriminale ptër themelimint dhe t votimint et Gjykatës speciale. Kjo pjesë e klasës së arrestuar politike e shtetërore, bashkë me këta të klasës së vjetër politike, do të duhejë të dënoheshin për krijimin e komunave serbe me procesin e decentralizimit-bosnizimit, për “serbizimin” e trashëgimisë kulturore e fetare të Kosovës, për miratimin e ndarjes së qytetit të Mitrovicës e të Veriut, për heqjen dorë nga baqshkimi me shtetin tonë Amë, për heqjen dorë nga Flamuri ynë kombëtar, për marrëveshjet antishqiptare të Brukselit, pr “demarkacionin” me Malin e Zi, për privatizimin (trafikimin) kriminal të ekonomisë dhe të pasurive të Kosovës në bashkëpunim me praninë ndrëkombëtare, pr mbjelljen e Kosovs shqiptare me minaret turko-arabe e për shumë të këqija më të vogla që i kanë shkaktuar Kosovës pas Luftës. KursePor, arrestimi dhe akuzimi i tyre për “ndërmarrje kriminale” kundër Serbisë pushtuese dhe bashkëpunëtorëve të saj është dhe duhet të jetë iI papranueshëm dhe iI dënueshëm për çdo shqiptar me dy bërthama në kokë dhe, sidomos, për çdo atdhetar. Ndonjë krim eventual, i izoluar, në kohë Lufte ose menjëherë pas saj mund të hetoheshin e dënoheshin vetëm pasi të ishte dënuar edhe krimi i fundit i Serbisë dhe gjenocidi i saj i kryer në Kosovë ndaj popullit shqiptar. Ndonjë krim i supozuar dhe i izoluar nga ndonjë pjesëtar i UÇK-së do të mund të hetohejë e gjykohejë vetëm pasi t’i ishte njohur Kosovës e drejta për shkëputje e pavarësi të plotë nga Serebia, nga UNMIK-EULEX-i e nga organizma tjerë që po ia marrin frymën dhe lirinë Kosovës shqiptare…
Thirrjet për unitet nga eksponentë të partive e të institucioneve për ta mbrojtur “pastërtinë e Luftës së UÇK-së” në Gjykatën speciale janë sa demagogjike po aq edhe hileqare!! Pastërtia e Luftës së UÇK-së nuk mbrohet në një gjykatë që Luftën e saj e kualifikon si “ndërmarrje kriminale”. Prandaj, krerët e partive politike dhe të institucioneve në Prishtinë, në Tiranë, në Shkup e kudo në botë do të duhej të ishin unik në qëndrimin kundër kësaj ndërmarrje kriminale për dënimin e Luftës së UÇK-së dhe të kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës dhe nuk do të duhej ta njihnin këtë Gjykatë speciale… Ndryshe do të bëhen pjesë e kësaj ndërmarrjeje kriminale kundrë Luftës së UÇK-së, kundër Kosovës dhe kundër pavarësisë së saj nga Serbia.