Në shenjë solidariteti për deputetin dhe anëtarin e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes Rexhep Selimi, të cilit i është konfirmuar aktakuza nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, mbledhja e sotme e këtij komisioni është shtyrë për një ditë tjetër. Ishte deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila ka propozuar një gjë të tillë, e që ka gjetur mbështetjen edhe të anëtarëve të tjerë të komisionit. “Çlirimtarët nuk kanë parti kanë atdhe mbi të gjitha. Sot është nevoja më shumë se kurrë ti ulim shpatat partiake. Propozoj që kjo mbledhje të shtyhet për një ditë tjerët në nder të Rexhep Selimit i cili sot nuk është këtu”, ka thënë ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …