leoni

Kadri Veseli

Sot u mbajt paraqitja e parë publike e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, në sallën e Gjykatës Speciale, në Hagë

Sot u mbajt paraqitja e parë publike e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli në sallën e Gjykatës Speciale,  në Hagë. Njëri nga themeluesit e UÇK-së, Kadri Veseli, para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, ka thënë se e ka lexuar aktakuzën dhe se është i pafajshëm. “Me bindje të plotë, e them  se jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, ka thënë Veseli.  Në këtë seancë është bërë me dije se Ben Emmerson, avokati i njohur britanik, do të jetë përfaqësuesi ligjor i Veselit në Gjykatën Speciale. Avokati Emmerson ka  marrë pjesë virtualisht  në dëgjimin e parë publik të Kadri Veselit para Gjykatësit të Dhomave të Specializuara. Ben Emmerson i specializuar në të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut, të drejtës ndërkombëtare dhe penale kushtetuese e publike, e njeh shumë mirë Kosovën, UÇK-në dhe luftën e saj për liri. Më herët, ai ka qenë avokat i Ramush Haradinajt në Gjykatën e Hagës. Dje para Speciales kanë folur edhe ish-kryetari i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendari,  Jakup Krasniqi. Para Gjykatës Speciale nesër pritet të deklarohet edhe shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …