Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk do të largohet nga rendi i ditës së Kuvendit të Kosovës, ani pse pak orë para se të fillojë seanca për këtë çështje, Partia Demokratike e Kosovës bëri të ditur se pezullon të gjitha pjesëmarrjet në Kuvend për një javë. Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se deputetët e kanë për detyrë të kryejnë punën e tyre, derisa thotë se është e çuditshme një kërkesë e tillë e PDK-së, për mos pjesëmarrje. “Po e shohim, deputetët e kanë për detyrë me kanë në Kuvend edhe me zhvillu punën e tyre. Më duket e çuditshme si kërkesë kjo e PDK-së, ne kemi në rend dite një çështje që është jetike për ekonominë dhe qytetarët e vendit. Ky projektligj është në rend dite sot në seancë”, tha ai. Pezullimi i aktiviteteve të deputetëve të PDK-së, për një javë në Kuvendin e Kosovës, ka ardhur si shkas i zhvillimeve të fundit të Dhomave të Specializuara të Hagës, ku ka nisur gjykimi i ish presidentit Hashim Thaçi, ish kryeparlamentarëve, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi si dhe deputetit, Rexhep Selimi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …