leoni

Takim me banorët e lagjes Krasniqi të fshatit Shipitullë

Kryetari i komunës së Kastriotit Xhafer Gashi së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Adem Preniqi, vizituan fshatin Shipitullë dhe biseduan me banorët e kësaj lagje. Përfaqësuesit e lagjes shprehën shqetësimet e tyre pas gjendjen emergjente që është krijuar nga rrëshqitja e dheut, dhe kërkuan përkrahjen e komunës në kërkesat e tyre të drejta në raport me KEK-un.

Kryetari Gashi, i vlerësoi të drejta dhe të arsyeshme kërkesat e banorëve, ju tha se ju jeni duke i dhënë pronat e juaja për interes të shtetit, jeni duke i dhënë pronat ku kanë jetuar edhe stërgjyshërit e juaj, prandaj, institucionet përgjegjëse duhet të jenë të kujdesshme me juve. Në fund të takimit kryetari i komunës së Kastriotit tha se si komunë do të ju qëndrojmë afër dhe do të jemi përkrah jush deri në realizim të kërkesave tuaja.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …