Kryetari Suma priti në takim zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti në takim pune Malë Lokaj, Drejtor i Departamentit të Menaxhimit të Rrugëve, Emir Morina kryeinxhinier i trafikut në Divizionin e Sigurisë dhe Arian Dernjani, Zyrtarë i lartë ligjor në departamentin e menaxhimit të rrugëve. Në takim, kryetari Suma dhe mysafirët nga Ministria e Infrastrukturës biseduan lidhur me zhvillimet aktuale në institucionet përkatëse. Kryetari Suma i njoftoi edhe lidhur me disa probleme për të cilat vlerëson se Ministria e Infrastrukturës mundë të ndihmojë komunën e Hanit të Elezit. Në veçanti u diskutua edhe ecuria e punimeve në sanimin e segmentit të rrugës Hani i Elezit-Gorancë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë dhe …