Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Grupi Parlamentar i PDK-së do ta pezullojë aktivitetin gjatë kësaj jave në Kuvendin e Kosovës

Deputeti dhe sekretari organizativ i PDK-së, Abelard Tahiri në një konferencë për media ka njoftuar se Grupi Parlamentar i PDK-së do ta pezullojë  aktivitetin e saj këtë javë në Kuvendin e Kosovës. Ky vendim që nuk lidhet me punën e drejtësisë por për nevojën e një solidariteti, është marrë pas zhvillimeve të fundit me arrestimin e Presidentit të Republikës së Kosovës, z.  Hashim Thaçi, i zgjedhur nga Kuvendi; Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli, ish kryetar i këtij Kuvendi; Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Social Demokrate, z. Jakup Krasniqi, ish kryetar i këtij Kuvendi;  si dhe Rexhep Selimi, Shef i Grupit më të madh opozitar aktualisht, brenda këtij Kuvendi.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …