Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, pos të tjerash, janë paraparë edhe dy interpelanca të kryeministrit Hoti. Hoti me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje do të ballafaqohet me deputetët për dy tema, për Liqenin e Ujmanit dhe për personat e pagjetur. Në këtë seancë priten të shqyrtohet edhe disa projektligje. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë për çështjen “Përfshirja dhe ndarja e liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020” dhe Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovë,Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Saranda Bogujevci, mbështetur edhe nga 6 deputetë për çështjen. “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”.
