Takohen Shtabi Emergjent Komunal në Deçan,diskutohet për menaxhimin e situatës me COVID-19

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka mbajtur takim me Shtabin Emergjent për menaxhimin e Pandemisë COVID-19, ku është diskutuar me shqetësim numri i lartë i të infektuarve në Komunën e Deçanit. Në këtë takim ju  është bërë thirrje të gjithë qytetarëve e sidomos të infektuarve me virusin COVID-19 që t’i respektojnë masat e izolimit sipas vendimit dhe rregullave të duhura. Kryetari Ramosaj ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, në rast se nuk i zbatoni protokollet e përcaktuara, atëherë do të marrim masa rigoroze. Po ju rikujtoj, të gjithë ata që janë të dyshuar dhe të infektuar me virusin COVID-19 qofshin ata të testuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, nga Laboratorë Privat apo sipas diagnozës klinike, për neve janë raste të ditura si shtab komunal po ashtu edhe për inspektorët dhe policinë. Andaj kërkojë edhe një herë të keni kujdes të rrini në vetëizolim aq sa është e përcaktuar me vendim dhe ligji përkatës u tha në këtë takim.    Ta ruajmë veten dhe të tjerët!

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …