Me qëllim të koordinimit të veprimeve për projektet në të ardhmen, kryetari komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Organizatës “Caritas Kosova”, të cilët e kanë falënderuar kryetarin për bashkëpunimin e deritanishëm. Ndërkaq, kryetari Haliti, ka premtuar bashkëpunim të mëtutjeshëm për projekte të përbashkëta me këtë organizatë.