Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka shkruar se kërcënimi i Vuçiqit është provokim për të nxitur tensione të brendshme në Kosovë, sidomos ndëretnike. “Atij po i pengon qetësia dhe maturia me të cilën janë duke e menaxhuar shqiptarët këtë situatë të krijuar me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së dhe është duke tentuar ta shndërrojë mllefin e akumuluar në Kosovë në trazirë të brendshme duke cytur shqiptarët ndaj komunitetit serb”, ka shkruar Deliu. Ajo ka theksuar se NATO/KFOR është përgjigje konsistente e kërcënimeve nga Serbia me vetë praninë ushtarake në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …