Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur edhe për deklaratën e fundit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq i cili kërcënoi Kosovën me luftë. Sipas Ramës nuk ka asnjë mundësi që Kosova dhe Serbia të përfshihen në luftë. “Për çfarë lufte flitet. Çfarë lufte provokon Vuçiq. Serbia e ka humbur luftën. Kosova është një shtet i pavarur dhe demokratik. Po, Kosova ka bërë shumë gabime në marrëdhëniet diplomatike dhe ka humbur shumë terren, por nuk ka shanse për gjëra të tjera, ata janë deklarata të kota”, ka deklaruar Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …