Bashkimi Evropian nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili të enjten tha se në Kosovë mund të ndodhë një konflikt i llojit të Nagorno Karabakut nëse përpjekjet për kompromis dështojnë. Komentet e Vuçiqit, që i bëri pas një takimi në Beograd me ambasadorët e vendeve të Kuintit, nxitën reagime në Kosovë. Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kanë kërkuar reagimin e BE-së dhe NATO-s, pas deklaratave të Vuçiqit. Ndërkaq, Hoti tha se deklarimi i Vuçiqit është në kundërshtim me të gjitha zotimet që Serbia i ka bërë, “nën garancitë e faktorit ndërkombëtar, për paqen e qëndrueshme dhe zhvillimin ekonomik të rajonit”. Në një përgjigje dërguar REL-it, as NATO nuk pranoi të komentojë deklaratat e presidentit serb, Vuçiq, por nga kjo aleancë thanë se vazhdojnë ta mbështesim dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …