Sot, më 13 nëntor 2020 në Prishtinë, pas një sëmundje të rëndë dhe nga virusi korona ndërroi jetë në moshën 68 vjeçare, atdhetari, Faik Krasniqi, vëlla i dëshmorit të kombit, Ismet Krasniqi nga Prishtina. Faik Krasniqi ishte një përkrahës i lirisë, pavarësisë së Kosovës dhe bashkimit kombëtar. Gjatë luftës çlirimtare, Faiku me profesion ishte rrobaqepës, dhe në shtëpinë e tij në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë ka qepur uniformat e UÇK-së për luftëtarët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e Arbërisë në Prishtinë. (rkl)