KRM “EKO Regjioni” njësia në Rahovec, pranoi 4 kamionë për grumbullimin e mbeturinave

Në prani të autoriteteve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, të ngarkuarit me punë në ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori OGASAWARA dhe Kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në hapësirat e ndërmarrjes publike për menaxhimin e mbeturinave  KRM “EKO Regjioni” dhe Kryeshefit Nehat Basha në Prizren, është realizuar ceremonia e dorëzim-pranimit të kamionëve për grumbullimin, transportimin dhe deponimin e mbeturinave për komunat: Rahovec, Suharekë, Malishevë dhe Dragash. Komuna e Rahovecit ka pranuar donacion 4 kamionë për grumbullimin e mbeturinave, që do të ndihmojnë në rritjen e aftësisë së komunës, për të mbledhur mbeturinat në mënyrë më efektive, pra jo vetëm në ruajtjen e pastërtisë së qytetit, por edhe në përmirësimin e mjedisit dhe cilësisë së jetesës së qytetarëve. Kryetari Latifi Shprehu mirënjohjen dhe falënderimin ndaj popullit dhe qeverisë japoneze, e cila në vazhdimësi po mbështet Kosovën në disa fusha, posaçërisht në çështjet mjedisore dhe të zhvillimit të burimeve njerëzore”, është shprehur kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Si rrjedhojë e kredimarrjes prej 16,4 milionë euro nga BERZH-i, magjistralja Ferizaj- Prishtinë më në fund po merr drejtimin drejt realizimit

Rruga magjistrale Ferizaj- Prishtinë, rrugë në kompetencë të Qeverisë e mbetur për vite pa asnjë …