Rahoveci bën pjesë në zonën e gjelbër të masave të reja anti Covid-19

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi përmes një postimi të tij në facebook ka njoftuar se: Tashmë kemi pranuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin janë miratuar masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, në Komunën e Rahovecit. Aktualisht Rahoveci, bën pjesë në zonën e gjelbër të masave të reja anti Covid-19, por kategorizimi si komunë me rrezik të ulët të infeksionit, asesi nuk duhet të na lejojë të ndihemi komod. Po përballemi me një situatë mjaft të vështirë, andaj ju lutem vazhdoni t’i respektoni masat parandaluese dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë, sepse beteja me armikun e padukshëm Covid-19 po bëhet çdo ditë e më e vështirë. Mos e shpërfillni këtë virus, respektoni masat mbrojtëse, duke ruajtur kështu shëndetin tuaj e të familjes. Kjo lutje është për ju, për ne, që e mundëm e po e mundim çdo ditë valën shkatërruese njerëzore e ekonomike që bart ky virus. Para se të hedhësh hapin jashtë shtëpisë, ki mendjen te familja, te rreziku që i kërcënon nga çdo dalje e panevojshme! Ka thënë Kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë dhe …