KKMSH ju bënë thirrje qytetarëve të respektojnë rekomandimet e ekspertëve me qëllim që të parandalohet përhapja me e madhe e virusit COVID-19

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në komunën e Vitisë, ka mbajtur mbledhje të rregullt ku është diskutuar për gjendjen e pandemisë të shkaktuar në vend nga virusi COVID-19. Gjatë këtij takimi të kryesuar nga Kryetari i komunë së Vitisë, Sokol Haliti u bë me dije se deri me tani në këtë komunë janë 102 raste aktive të qytetarëve të prekur nga koronavirusi. Me këtë rast i pari i Vitisë, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e ekspertëve me qëllim që të parandalohet përhapja edhe më e madhe e këtij virusi dhe të ruhet shëndeti publik. Ndërkaq Basri Aliu, Drejtor për Arsim në Viti, ka theksuar se për shkak të përhapjes së këtij virusi disa shkolla mund të kalojnë në mësimin online në distancë dhe atë sipas skenarëve të paraparë nga Ministria e Arsimit. Në këtë takim është biseduar edhe për respektimin e vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në të cilën parashihen disa masa për mos përhapjen e këtij virusi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë dhe …