Kryetari Haliti vizitoi punimet në ndërtimin e rrugës Viti-Sllatinë e Ulët

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar punimet në ndërtimin e rrugës Viti-Sllatinë e Ulët ku po zhvillohen punimet e fazës së parë. Sipas projektit të paraparë kjo rrugë ka një gjatësi prej 6.400 metrash dhe pritet të asfaltohet dhe do të finalizohet në një periudhë dy vjeçare. Përndryshe rregullimi i kësaj rruge po cilësohet si shumë e rëndësishme pasi që ajo ka qenë e mbyllur për dekada të tëra dhe veçanërisht po vlerësohet si shumë e nevojshme për qarkullimin e qytetarëve të fshatrave : Sllatinë e Ulët, Sllatinë e Epërme, Tërstenik e Sadovinë e Çerkezëve por edhe për lehtësimin e qasjes së fermerëve në tokat bujqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë dhe …