Task Forca komunale për mbikëqyrjen e zhvillimit të procesit mësimorë në kushte të Pandemisë së koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit mbanë takimin e radhës

Në takimin të cilin e kryesoi kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, Drejtori i DAK-së Menduh Vlashi raportoi mbi gjendjen aktuale të zhvillimit të procesit arsimorë. Sipas Drejtorit Vlashi, bazuar në raportet nga drejtorët e shkollave aktualisht në shkollat e komunës së Hanit të Elezit kemi dy mësimdhënës të rezultuar si pozitiv, të cilët fatmirësisht kanë qenë paraprakisht në izolim si raste kontakti, dhe është një mësimdhënës në izolim si rast kontakti. Ndërsa sa i përket nxënësve, ku mbi 1500 prej tyre po vazhdojnë me rregull procesin arsimorë, janë në izolim 10 nxënës si raste të kontaktit të familjeve të cilat kanë rezultuar pozitive, masë kjo e rekomanduar nga institucionet arsimore dhe shëndetësore. Sipas tij përkundër gjendjes së vështirësuar në ditët e fundit procesi arsimorë është duke u zhvilluar ashtu siç është planifikuar duke respektuar rekomandimet nga institucionet arsimore dhe shëndetësore. Edhe drejtorët e shkollave në raportet e tyre theksuan angazhimin shtesë të të gjithë personelit arsimorë për zbatimin e rekomandimeve dhe u tha se masat parandaluese, dezinfektimi, përdorimi i maskave dhe distancimi i duhur është duke u zbatuar në tërësi në shkollat e komunës së Hanit të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë dhe …