Rihapet për qarkullim rruga Hani i Elezit-Fshati Gorancë

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim Shaip Miftari, inxhinier në Konzorciumin “VIA-Eurokos” e cila është duke e implementuar projektin e sanimit të rrugës Hani i Elezit-Fshati Gorancë. Ai e njoftoi Kryetarin Suma se bazuar në zhvillimin e punimeve të planifikuara, nga nesër në mëngjes( e shtunë) datë 14.11.2020 do të hapet për qarkullim rruga Hani i Elezit-Fshati Gorancë. Me këtë rast pas inspektimeve në vendpunishte u bë apel i përbashkët për të gjithë ata që do ta përdorin këtë segment të rrugës për kujdes maksimal pasi që në këtë pjesë do të vazhdojnë punimet edhe për pak kohë. Projekti sanimit të këtij segmenti të rrugës është projekt dy vjeçar dhe do të rifillojë punimet vitin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë dhe …